E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në mbrëmje një bisedë telefonike me Presidentin e Rajonit të Pulian, Raffaele Fitto. Kryeministri Nano i ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen Pre

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot në mbrëmje një bisedë telefonike me Presidentin e Rajonit të Pulian, Raffaele Fitto.

Kryeministri Nano i ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen Presidentin Fitto dhe, nëpërmjet tij, të gjithë strukturave të angazhuara italiane për gadishmërinë dhe solidaritetin e treguar në ndihmën e menjëhershme të ofruar për të aksidentuarit në ngjarjen e sotme në minierën e Selenicës.

Presidenti Fitto, nga ana e tij, e ka siguruar Kryeministrin Nano se ekziston vullneti për të qenë afër dhe për të dhënë kontributin maksimal për t'iu gjendur pranë popullit dhe qeverisë shqiptare jo vetëm në momente të tilla emergjente, por edhe me bashkëpunim dhe projekte konkrete për zhvillim në të dyja anët e Adriatikut.

Me këtë rast, z. Fitto i ka konfirmuar Kryeministrit Nano se së shpejti do të organizohet në Shqipëri takimi i Ministrave të Transportit të vendeve të Korridorit të 8-të për të diskutuar hapat konkretë në këtë drejtim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›