E Diel, 1 Nëntor 2026

- Kryeministri i Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët - Kryeministri Fatos Nano është takuar sot në Sofie me homologun e tij bullgar Simeon S

- Kryeministri i Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët -

Kryeministri Fatos Nano është takuar sot në Sofie me homologun e tij bullgar Simeon Sakskoburggotski dhe atë maqedonas Vlado Buckovski, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit tre palësh të Mirëkuptimit për ndërtimin e naftësjellësit AMBO, midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Në prani të tre Kryeministrave është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit nga Ministrat e Energjisë të tre vendeve dhe Presidentit të kompanisë "AMBO", Edward Ferguson.

Kryeministri i Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku thuhet:

• Kryeministri i Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë njohin pakthyeshmërinë e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit në strukturat Europiane dhe ato Euro-Atlantike, dhe nevojën për lidhje më efektive ndërmjet tyre, si nje parakusht për një stabilitet të qëndrueshëm në Europën Juglindore.

•Morën në konsideratë mbështjetjen që Bullgaria ka dhënë dhe do vazhdojë të japë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që ato lëvizin drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit tonë në BE, në frymën e bashkëpunimit dypalësh për integrimin në Europë dhe strukturat Euro-Atlantike.

• Besojnë se zbatimi i projekteve për infrastrukturën rajonale mund të ndihmojë në zhvillimin e parimeve të fqinjësisë së mirë dhe në rritjen e komunikimit ndërmjet kombeve në rajon.

• Janë të bindur se rritja ekonomike e përgjithshme dhe prosperiteti në rajon nuk janë të mundur, nëse mungon një rikonstruksion i plotë, ndërtim dhe ndërlidhje e përgjithshme e infrastrukturës rajonale.

Gjithashtu tre Kryeministrat:

KONFIRMUAN rëndësinë e madhe që ka infrastruktura rajonale në procesin e formulimit të një roli të ri të Ballkanit, si një rajon strategjik, ku kalojnë korridore të rëndësishme transporti dhe energjie, të cilët lidhin dy kontinente;

VENDOSEN si primare angazhimin e shteteve për zbatimin e projekteve për të krijuar mundësi të reja për lëvizjen ndërmjet shteteve, në mënyrë që të kontribuojnë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar, për të ndihmuar popujt që ta njohim më mirë njeri-tjetrin, për të nxitur tregtinë dhe investimet dhe për të stimuluar zhvillimin e rajonit;

SHPREHËN vendosmërinë e tyre që do të vazhdojnë të inkurajojnë shkëmbimin e informacionit dhe kordinimin e aktiviteteve përsa u përket përpjekjeve të përbashkëta për tërheqjen e donatorëve dhe institucioneve financiare për implementimin e projekteve të instrastrukturës në rajon.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›