E Diel, 1 Nëntor 2026

- Z.Spiliotopoulos: Greqia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit të saj në NATO - Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Athinë, Kryeministri Fatos Nano është takua

- Z.Spiliotopoulos: Greqia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit të saj në NATO -

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Athinë, Kryeministri Fatos Nano është takuar me ministrin grek të Mbrojtjes, Spilios Spiliotopoulos.

Ministri Spiliotopoulos ka konfirmuar mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit të saj në NATO.

Në takim është diskutuar mbi marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, të cilat, sipas dy personaliteteve, karakterizohen nga një partneritet strategjik dhe bashkëpunim shumë të mirë.

Dy autoritetet e larta kanë shprehur vullnetin për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në këtë fushë. Ata janë shprehur për hartimin e një plani afatgjatë në bashkëpunimin mes dy ministrive respektive të mbrojtjes, i cili do të mbështetet me krijimin e bazës ligjore në këtë drejtim.

Duke vlerësuar ndihmën e Greqisë në fushën e mbrojtjes, Kryeministri Nano është shprehur për nxitjen e inisiativës për ndërtimin e spitalit ushtarak të Gjirokastrës, një projekt me vlerë prej 1.7 milion euro. Nw kwtw drejtim, zoti Spiliotopoulos ka konfirmuar se spitali ushtarak i Gjirokastrës do të jetë i standarteve moderne dhe me njw staf tw specializuar.

Po ashtu, gjatë takimit është folur për Lojrat Olimpike të Athinës. Kryeministri Nano ka rikonfirmuar gadishmërinë e Qeverisë Shqiptare për të ndihmuar në garantimin e sigurisë gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme jo vetëm për Greqinë, por, theksoi zoti Nano, për të gjithë rajonin. "Ne - tha zoti Nano, - do të punojmë edhe me vende të tjera të rajonit për t'i krijuar Greqisë sigurinë e duhur në lidhje me këtë eveniment të rëndësishëm".

Ministri Spiliotopoulos ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë në datët 8-9 korrik të këtij viti.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›