E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti-Lajçak: Të intensifikojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik

25-09-2012 / Gazeta 55

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin dhe MPJ të Republikës Sllovake, Miroslav Lajçak.
Ministri Panariti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, shprehu vullnetin për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë. Z. Panariti e njohu bashkëbiseduesin me punën e kryer për të përmbushur 12 rekomandimet e bëra nga Komisioni Evropian, si dhe kërkoi mbështetjen sllovake për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi mundësitë dhe potencialet që ekzistojnë  për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë sektorin ekonomik.

 

Panariti -Burkhalter: Të rritet niveli i bashkëpunimit

Gjatë punimeve të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, u takua me homologun e tij zviceran, z. Didier Burkhalter.
Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe theksua rëndësia e thellimit të dialogut politik të nivelit të lartë, i cili do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimit të bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh në fusha me interes të ndërsjellë.
Ministri Panariti shprehu mirënjohjen për asistencën në vazhdimësi që Zvicra i ka ofruar Shqipërisë me projekte e programe që synojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›