Tirane aksidentohen vella e moter
Vëlla e motër respektivisht 17 dhe 19 vjeçe, janë aksidentuar në Tiranë në segmentin që lidh Sheshin Rilindja me Rrethrrotullimin e Doganës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë, në Laprakë pranë stadiumit Asllan Rusi. Guri dhe Migena Vladi kanë marrë plagë të rënda, dhe janë futur me urgjencë në sallën e operacionit në Spitalin Ushtarak, ku mjekët nuk jepnin siguri të plota për jetën e saj. Drejtuesi i mjetit, i cili shkaktoi aksidentin Genti Çela, 30 vjeç, është arrestuar nga policia deri në përfundim të hetimeve. Ngjarja ka ndodhur në momentin që Migena Vladi po kalonte rrugën nga krahu i pallatit të Sportit Asllan Rusi, për në drejtim tjetër, ku ndodhet ish Shkolla e Partisë. Automjeti Benz, i cili vinte me shpejtësi në një vend ku nuk ka as mbikalim dhe as viza të bardha e ka përplasur atë. Sipas dëshmitarëve mjeti nuk ka ndaluar dhe në atë moment kanë parë Gurin, vëllanë e Migenës që të nisej me vrap në drejtim të saj. Nuk dihet nëse Guri ishte drejtuar për të ndalur makinën që bëri aksidentin apo ka nxituar për të shkuar te motra e tij. E sigurtë është që ai nuk ka mundur të shkojë te Migena, pasi e njëjta makinë e ka përplasur rreth 10 metra pa shkuar në vendin ku kishte ndodhur aksidenti i të motrës.