E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, hapet sesioni i ri i Asamblesë së Përgjithshme

25-09-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Shqipërisë Nishani mbajti fjalimin e tij një ditë më parë

Në dallim me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të vitit 2011, ku në sfond ishte pranvera arabe,fjala kyç ishte “Shpresa”, por klima politike e këtij viti karakterizohet nga kontrastet, nga përçarjet që këtë herë janë shumë të dukshme. Më shumë se 120 liderë botërorë do të marrin fjalën në sallën e madhe të pallatit të qelqtë, në përpjekje për tu përballur me problemet nëpër botë e sidomos me pranverën arabe.  Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun është shprehu se debati i këtij viti do të jetë shumë aktiv. Gjendja alarmante në Siri, zemërata në botën myslimane për shkak të filmit mbi profetin Muhamed, linja e kufirit ndërmjet lirisë së shprehjes dhe denigrimit të fesë, sfidat për demokracinë në vendte arabe, programi bërthamor i Iranit, do të jenë dhe temat kryesore që pritet të ndezin debate. Burime diplomatike shprehen se vërtet këto tema do të diskutohen por është vështirë të gjendet ndonjë zgjidhje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara ët Amerikës Barak Obama, pritet të marrë fjalën vetëm 6 javë para zgjedhjeve presidenciale. Shtëpia e bardhë ka bërë të ditur se Obama do të fokusohet në manifestimet e dhunshme dhe ngjarjet tragjike në Libi, Siri dhe Iran. Një pritje e veçantë është dhe ajo për fjalën e kryeministrit izraelit Benjamin Netaniau, i cili do të flasë të enjten pas muajsh të tërë spekulimesh për një sulm të mundshëm ushtarak në qendrat bërthamore iraniane. Një hapësirë të rëndësishme do të zërë dhe çështja e reformimit të këshillit të Sigurisë.

Ahmedinexhad, sërish deklarata provokuese në lidhje me Izraelin: një detaj për t’u eleminuar

Vetëm një detaj në historinë e botës, dhe si i tillë do të eleminohet. Ky ka qenë përkufizimi i Izraelit nga ana e presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili ka fituar dhe vëmendjen mediatike në Asamblenë e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Duke mos i kushtuar rëndësi apelit të Ban Ki Mun për të evituar deklaratat provokuese, presidenti iranian përsërit qëndrimin e tij armiqësor ndaj Izarelit të cilin më parë e kishte cilësuar si tumor. Por Ahmadinexhad ka prekur edhe temën e programit bërthamor duke thënë se ai i shtetit hebraik është një program i nëj regjimi të maskuar, dhe sipas tij këshilli i sigurisë ka zgjedhur heshtjen. Ndërkohë që Teheranit po përpiqet që ti bllokohet një përdorim paqësor i programit bërthamor. Fjalë këto që nuk kanë befasuar manifestuesit. Me dhjetëra të tillë, të cilët ende mbanin mend deklaratat e mëparshme të presidentit iranian për Holokaustin dhe 11 shtatorin, kanë rrethuar hotelin ku ai po qëndron dhe kanë kërkuar që të shpallet “persona non grata”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›