E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Fyle për emrin dhe Maqedonisë

Pas deklaratës se presidencës belge te Bashkimit Evropian se Shkupi dhe Athina po shkojnë drejt zgjidhjes se mundshme te emrit, ka ardhur edhe reagimi i eurokomisionerit për zgjerim Stefan Fyle, i cili ne një interviste për mediet ne Maqedoni ka theksuar se bisedimet janë shpresëdhënëse. "Ajo qe shoh unë është se te dyja palët e politikes janë shume te vendosura dhe se po sillen ne një mënyrë shume te përgjegjshme. Nuk është një çështje e lehte. Është një çështje qe ekziston prej disa vitesh dhe e cila ka implikime te brendshme ne te dyja vendet. Pra nuk mund te presësh surpriza vetëm brenda disa ditëve apo javëve, por rruga qe po ndiqet është ajo e duhura," - mësohet te ketë thënë Fyle ne Bruksel. Lidhur me pritshmëritë e Brukselit për Maqedoninë, Fyle ka radhitur dy prioritete te cilat i ka shprehur drejtpërdrejt edhe gjate takimit me kryeministrin Gruevski. Sipas tij, Maqedonia duhet te nise një dialog politik gjithëpërfshirës dhe te fokusohet edhe ne përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›