'> Alarm për bombe ne "Air France"
Një avion i "Air France", qe po përshkonte linjën Rio de Janeiro-Paris, është detyruar mbrëmjen e se shtunës te ulet vetëm disa minuta pas nisjes se fluturimit, për shkak te një alarmi për bombe. Pas njoftimit, avioni tip "Boing 747", me 405 pasagjere ne bord, është ulur ne qytetin Refice, ne veri te Brazilit. Pas evakuimit te te gjithë pasagjereve dhe kontrollit te imtësishëm për ndonjë mjet shpërthyes, policia ne Brazil konfirmoi se alarmi ishte i rreme.