'> "Rikthim tek eterit tanë"
E ka quajtur "Rikthim tek eterit tanë", por për Ndriçim Kullën, ky botim është një rikthim i dyfishte. Botuesi provon kështu përsëri ne publicistike, duke sjelle me këtë libër një sprove mbi atë çka ai e quan përshtatje me globalizmin. Ai ka qene shkrimtari i pare indian i cili është versuar me çmimin Nobel. Ka qene pikërisht romani "Gora" qe i ka dhuruar Rabindranat Tagores këtë vlerësim ne 1913. Libri është sjelle këtë jave edhe ne shqip. Mes te rinjve, vjen edhe një përkthim i te njohurit francez Aleksander Dyma, "Borxhiat", ndërkohë qe është sjelle ne shqip edhe "Ditari i një Vampiri", i Lisa Jane Smith. Kjo e fundit është kthyer ne një autore bestseller pasi saga e ditarit u realizua edhe si pelikule televizive. Mes autoreve shqiptare vjen shkrimtari Idlir Azizi, me romanin "Terxhuman", i cili e ka pikënisjen e ngjarjeve ne ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Greqisë ne vitin 2005.