'> Nis ne "Vizion Plus" telenovela "Zemër e Egër"
Pas përfundimit te serialit te suksesshëm "Stuhi Dashurie", "Vizion Plus" duke nisur nga dita e hënë, sjell një tjetër superprodhim te kohëve moderne. E titulluar "Zemër e Egër", telenovela do te jete ne transmetim çdo dite nga e hëna ne te premte ne orën 18:20. Xhiruar ne një lokalitet mes bukurive te natyrës ne një province te Meksikës, "Zemër e Egër", do te entuziazmoje publikun me forcën dhe pasionin përvëlues te një historie dashurie te paharrueshme. Një histori qe nis me Maria del Rosario dhe Juan de Dios, qe janë thellësisht te dashuruar, por qe nuk do te mund te jene bashke për arsye te diferencave sociale. Ajo është një zonje e re qe vjen nga shoqëria e larte Veracruz, ndërsa ai një peshkatar i thjeshte. Rodrigo, një prej njerëzve me te fuqishëm te qytetit, tërbohet kur mëson mbi dashurinë e tyre dhe planin e tyre për tu martuar. Qe ne premierën e saj te pare telenovela "Zemër e Egër" shënoi një numër rekord teleshikuesish dhe sot ajo renditet si një nder me te ndjekurat jo vetëm ne vendet e Amerikës Latine, por edhe ato Evropiane.