'> Berisha: Srebrenica, sot, me shume dhimbje
Ne 15-vjetorin e masakrës se Srebrenices, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një mesazhi publikuar ne faqen e kryeministrisë, është bashkuar me dhimbjen e familjareve te viktimave. "Sot, ne këtë përvjetor zije, dhimbja, përgjegjësia, por edhe lëndimi i ndërgjegjes se njerëzimit për këto mijëra e mijëra jete te pafajshme, janë me te mëdha se 15 vjet me pare dhe kjo për faktin se autori kryesor i këtij gjenocidi, Ratko Mlladiç, është i lire," shkruhet ne mesazhin e kreut te qeverise. Me tej Berisha ka kërkuar nga autoritetet serbe te arrestojnë përgjegjësit e masakrës me te egër pas Luftës se Dyte botërore.