E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Berati ne rrezik nga zjarret

Qyteti i një mbi një dritareve, Berati edhe këtë vit është i rrezikuar nga zjarret për shkak te linjave elektrike të amortizuara qe varen mbi çatitë e shtëpive shekullore. Drejtues te repartit zjarrfikës thonë se problemi me shqetësues është ne Goricë, Mangalem e Kala ku siç shihet edhe ne pamje telat e korrentit për pak sa nuk prekin banesat. Ne rast rënie zjarri ne një godine, për shkak te specifikes dhe ndërtimit kryesisht me dru, specialistet deklarojnë se rreziku për te përfshirë gjithë bllokun është shume i madh. Përgjegjës te OSSH ne Berat thonë se kane ndërhyrë vetëm për te zëvendësuar kabllot e dëmtuar, por për zgjidhjen përfundimtare te problemit nuk ka fonde te mjaftueshme, pasi nevojitet shtrirja e linjave te reja. Gjate viteve te fundit 80-90 % e zjarreve të rëna në këto lagje kane ardhur si pasoje e amortizimit te rrjetit elektrik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›