'> PS: Bode te japë dorëheqjen
Socialistet kane vene ne qendër te kritikave, duke akuzuar për keqmenaxhim te sistemit financiar dhe thellim te krizës ekonomike ne vend, ministrin Ridvan Bode. Sipas partisë me te madhe opozitare, te dhënat e buxhetit ne këtë 6 mujor dëshmojnë dështimin e qeverise ne mbledhjen e te ardhurave dhe shtimin e borxhit publik. Te majtët deklarojnë se prishja e marrëveshjes me FMN, shpenzimet e tejkaluara elektorale ne vitin 2009, si dhe dështimi pas hedhjes ne treg te eurobondeve, po reflektohen ne pamundësinë e qeverise për te kapërcyer krizën ekonomike.