E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Hoxhson, trajneri i ri i Liverpulit

Roi Hoxhson është zyrtarisht trajneri i Liverpulit. Lajmi është bere publik nga faqja zyrtare e klubit anglez, qe ka deklaruar se me 62-vjeçarin është arritur një marrëveshje trevjeçare. Te kuqte do te paguajnë një kompensim prej 2.5 milionë sterlinash për klubin e mëparshëm te teknikut, Fulham. Ne krye te Liverpulit, Hoxhson zëvendëson ne "Anfield Roud" spanjollin Rafa Benitez, i cili pas një periudhe 6-vjeçare ne Angli, kaloi tek Interi. Hoxhson do te mbahet mend te Fulham për drejtimin e tij drejt finales historike te këtij klubi te vogël anglez ne Uefa Evropa League. "Është posti me i rëndësishëm qe deri tani kam pasur, - janë fjalët e para te teknikut, - jam i nderuar te drejtoj skuadrën me më shume trofe ne Angli". Premier League angleze fillon ne 14 gusht dhe do te transmetohet ekskluzivisht ne paketën digjitale "Tring".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›