E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Wulff presidenti i ri i Gjermanisë

Kandidati i kancelares Angela Merkel, Christian Wulff, është zgjedhur ne rundin e trete te votimeve, president i Gjermanisë. Wulff i cili vinte ne këtë gare si kandidat i unionit kristian demokrat dhe liberaleve te FDP-se, arriti te fitonte me 625 vota përballë kandidati tjetër Joakim Gauk i cili arrit te siguroje vetëm 494 vota ndërsa 121 vota te tjera ishin abstenime. Wulff nuk arriti te siguroje ne dy raundet e para shumicën e nevojshme absolute prej 623 votash, megjithëse ne asamblenë federale koalicioni qeveritar ka 644 vende. Presidenti i ri, me mandat 5 vjeçar, do te emërohet zyrtarisht ditën e premte ne një seance te përbashkët te Bundestagut dhe këshillit federal. Sipas analisteve mbështetja ndaj kandidatit te Merkel ishte edhe si një test force për koalicionin qeveritar ne Gjermani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›