E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Bllok botërori

FIFA ka bere publike 4 gjyqtaret te cilët do te drejtojnë takimet çerekfinale te kupës se botes. Ka pasur mjaft surpriza ne vendimin e organizatës botërore te futbollit duke pare se përveç portugezit Olegario Benkuerensa janë përfshirë arbitra te vendeve qe nuk kane një zhvillim te madh ne futboll. Takimi mes Holandës dhe Brazilit ditën e premte ne orën 16:00 i është besuar japonezit Juishi Nishimura ndërsa Urugua- Gana, portugezit Benkuerensa. Ditën e diele sfidën e nxehte mes Argjentinës dhe Gjermanisë FIFA ja ka besuar uzbekut Rafshan Irmatov ndërsa Paraguai-Spanja, gjyqtarit nga Guatemala Karlos Batres. Havier Aguirre ka dhënë dorëheqjen nga trajneri i kombëtares meksikane. Lajmi është bere publik nga vete trajneri ne një konference për shtyp. "Objektivi im, - ka deklaruar Aguirre, - ishte një vend ne çerekfinale. Fatkeqësisht u bene tashme 5 kampionate botërorë qe Meksika kthehet ne shtëpi ne te njëjtën faze te turneut. Kështu qe pasi objektivi nuk u arrit, ishte e drejte te jepja dorëheqjen. Botërori afrikan nuk ishte vetëm kompeticioni i pare qe u zhvillua ne këtë kontinent, por edhe i pari për sa i përket kalimit te skuadrave amerikano-jugore, plot 4, ndaj tre te evropianeve ne çerekfinale. Ne dhjetor, ne Zyrih, FIFA do te diskutoje edhe vendet qe do ti japë çdo kontinenti për botërorin "Brazil 2014". Presidenti i konfederatës amerikano-jugore pritet te ushtroje presion për te pasur një vend me shume ne dem te Evropës me 13 kombëtare. Kreu i FIFA-s deri tani e ka kundërshtuar këtë gjë, duke u shfajësuar se vendet për kontinentet jepen ne baze te kritereve politike dhe meritokratike. Blater pritet te ketë një oponence te forte pasi ne këto momente vlejnë rezultatet ne fushe, renditja botërore, historia, tradita dhe influenca e federatave me peshe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›