E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Arrestimet në Berat

Dy ngjarje te renda kane tronditur ditën e premte Beratin. Tre persona kane tentuar te vrasin biznesmenin Ardian Protoduari. Ata kane qëlluar me breshëri kallashnikovi ne drejtim te 39-vjeçarit, i cili ndodhej ne rruge dhe janë larguar me shpejtësi me automjetin e tyre. Fatmirësisht plumbat kane përfunduar ne ajër dhe nuk kane prekur biznesmenin, vetëm 6 ore pas ngjarjes policia ka mundur te prangose atentatorët. Ndërkohë qe ende nuk bëhen te ditura shkaqet e këtij atentati. Vetëm pak ore me vone, serish ne berat, tre shtetas te tjerë kane kërcënuar dhe me pas kane qëlluar me pistolete 43-vjeçarin Luan Hajdari punonjës i një kompanie sigurimesh. Duket se konkurrenca është motivi i këtij akti, i cili fatmirësisht nuk ka pasur te lënduar. Edhe ne këtë rast autoret u arrestuan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›