E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Takimi Uruguai-Gjermani

Pas eliminimit nga Spanja me rezultatin e ngushte 1-0, Gjermania e Hoakim Lev rikthehet serish ne fushën e blerte, këtë radhe për te siguruar vendin e trete ne botërorin "Afrika 2010". Ne "Nelson Mandela Bay", pancerat do te synojnë te fitojnë përballë Uruguait. Për Lev do te rikthehet ne formacion sulmuesi Myler, i cili do t'i bashkohet dyshes Klose-Podolski. Përpara këtij takimi asistenti i teknikut Lev, Hansi Flik ndërsa vlerësoi kundërshtarët tha se djemtë e tij do te japin maksimumin për te siguruar vendin e tret ne këtë botëror. Ndërkaq edhe ne kampin tjetër entuziazmi nuk mungon. Tekniku Oskar Tabarez thekson se djemtë e tij do te hyjnë ne fushën e blerte për fitore, pavarësisht respektit për kundërshtarin. Uruguaianet do t'i besojnë serish lojtarit te saj kryesor Diego Forlan i cili do te mbështetet nga sulmuesi i Palermos Kavani. Sa i përket parashikimeve edhe orakulli i këtij botërori e ka thëne fjalën e tij. Sipas oktapodit Pol fitues i këtij takimi do te jete Gjermania.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›