'> Debate në Këshillin Bashkiak, Durrës
Mbledhja e këshillit Bashkiak në qytetin e Durrësit ka përfunduar me sherr dhe debate te ashpra. Gjithçka ka ndodhur ne momentin kur po diskutohej për miratimin e një mjeku në organikën e ndërmarrjes së Shërbimit Komunal e cila varet nga Bashkia. Situata është acaruar edhe me shume kur kartonët e këshilltareve te LSI-së u ngritën pro PS-së dhe kundër aleatëve ne pushtet, demokrateve, te cilëve ne këtë mbledhje iu mungonin katër këshilltarë. Situata e krijuar për numërimin e votave ka shkaktuar debate te ashpra mes kryetarit te Bashkisë Vangjush Dako, kreut te këshillit bashkiak dhe sekretares te këshillit. Socialistët kërkuan rinumërim te kartonëve, por kur i gjithë grupi i këshilltareve socialiste dhe atyre te LSI-së votuan serish me 21 vota pro, te djathtët kërkuan pushim duke u larguar nga salla. Pas disa minutash kryetari i grupit te demokrateve deklaroi tërheqjen nga mbledhja, si forme proteste ndaj reagimit te kryebashkiakut Dako. Këshilli bashkiak në qytetin e Durrësit drejtohet nga maxhoranca e djathtë me 24 vota në këtë këshill, pesë këshilltare janë te LSI-së dhe 15 te partisë Socialiste.