'> Investime pranë Unazës
Bashkia e Tiranes do te rikonstruktoje infrastrukturën me disa rruge brenda blloqeve te banimit në Unazën se re dhe do te shtoje gjelbërimin për ta kthyer ne një mjedis me cilësor për banoret. Por pjese e këtij projekti janë edhe krijimi i vendeve te reja te parkimit. "Ky transformim rrënjësor i infrastrukturës nëntokësore dhe i gjithë akseve rrugore brenda një hapësire kaq të madhe urbane blloqesh banimi do të kompletohet në vjeshtën e ardhshme, kur 500 pemë të reja do të mbillen për të hijezuar të gjitha këto shtigje plot gropa e baltë, të kthyera tashmë në rrugë dhe duke garantuar në këtë mënyrë nga njëra anë pastërtinë e të gjithë kësaj hapësire dhe nga ana tjetër edhe një rritje cilësore të mjedisit, falë kurorave të reja të pemëve që do të shtohen këtu"- është shprehur Rama. Ky bllok banimi ndodhet në pjesën jug-perëndimore të qytetit të Tiranës dhe rikonstruksioni i tij lindi si domosdoshmëri, pasi gjendja e infrastrukturës në këtë bllok ishte e amortizuar.