'> Aksidentet e fundit, vdesin tre persona
Një 41-vjeçar nga fshati Barçë i Korçës ka gjetur vdekjen pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e se shtunes kur Adriatik Qalli po udhëtonte me biçiklete nga Boboshtica drejt fshatit te tij. Ai eshte perplasur per vdekje nga nje automjet ende i paidentifikuar, pasi drejtuesi i tij eshte larguar menjehere nga vendngjarja. Policia po vazhdon hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Ndersa mbremjen e se premtes dy te rinj, Ermir Kuka dhe Leke Gjoni, kane gjetur vdekjen pasi motorri me te cilin udhetonin eshte perplasur me nje mur. Ngjarja e rende ka ndodhur ne afersi te fshatit Krajne te Lezhes.