'> Marrëdhëniet Serbi-Kosovë

Acarohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Pas deklaratës se ministrit te Brendshëm, Bajram Rexhepi se Prishtina ka një marrëveshje me Eulex-in për vendosjen e njësive speciale te policisë ne veri te Kosovës me qellim vënien e paqes, ka ardhur reagimi i presidentit serb Boris Tadic. Gjate një interviste për radion "Europa e lire", Tadic tha se këto deklarata ne i vlerësojmë si kërcenim te hapur për lufte, ndërsa shtoi se institucionet e përkohshme te Kosovës do te jene përgjegjëset e vetme për pasojat katastrofale qe do t'i sillte realizimi i këtyre kërcënimeve. Pas thirrjeve për nisjen e negociatave për çështje teknike mes Prishtinës dhe Beogradit nen ndërmjetësimin e OKB-se, zyrtare te larte te Kosovës kane refuzuar një propozim te tille. Burime pranë kryeministrisë ne Kosovë, theksojnë se kundërshtimi nuk ka te beje ne parim me negociatat, por me ndërmjetësimin. Mosnjohja nga shumica e vendeve te kësaj organizate dhe qëndrimi neutral i zyrtareve te saj ndaj statusit te Kosovës janë arsyet e refuzimit te Prishtinës për rolin e negociatorit te përfaqësuesit te OKB-se. Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka dashur te japë komente, opozita ne Kosovë, veçanërisht zyrtaret e AAK-së, shprehen kundër ndërmjetësimit te OKB-së. Ndërkaq, zyrtaret ne Prishtine mirëpresin fillimin e bisedimeve me Beogradin, te ulura ne tryeze nga përfaqësues te BE-se ose te Shteteve te Bashkuara te Amerikës.