E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Arrestimi i dyte për përdhunimin e 9-vjeçares

Pas endacakut 42-vjeçar, policia e Lushnjes ka vene ne pranga një tjetër te ri, qe dyshohet si përdhunuesi i 9-vjeçares nga fshati Kolonje. Sipas policisë, nga dëshmitë e marra ne vendngjarje rezulton se, autori është 19-vjeçari Fatbardh Hoxha nga Ardenica. I riu punonte ne sektorin e ndërtimit prej afro dy vjetësh. Banoret thonë se 19-vjeçari ka sjellje te mire ne fshat. Edhe te afërm te tij këmbëngulin se ditën e përdhunimit te vajzës ai ndodhej ne shtëpi me ta. Një dite pas ngjarjes policia njoftoi arrestimin e një 42-vjeçari, si i dyshuar për ngjarjen. Ndërsa mëngjesin e sotëm ka vene ne pranga një tjetër banor te zonës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›