'> Eurodeputeti Farm: Duhet dialog politik për reformat
Ndonëse Shqipëria është pjese e vendeve te Ballkanit Perëndimor, te cilat kush me shume e kush me pak, po afrohen drejt Bashkimit Europian, nuk do te shpresoje tek integrimi ne bllok, i këtij rajoni, praktike zgjerimi kjo e ndjekur me herët nga vendet e unionit. Ne Tirane eurodeputeti suedez Joran Farm deklaroi se tashme ky është një proces qe bazohet vetëm ne meritat individuale te secilit shtet. Ai risolli ne vëmendje kushtet qe rezoluta e miratuar nga komisioni i jashtëm i PE-së le për Shqipërinë, për plotësimin e standardeve. Jo vetëm statusi i kandidatit, reformat politike apo lëvizja e lire, por dhe mirëqeverisja vendore janë nen lupën e Brukselit. "Tashme zgjerimi do te behet ne baze te meritave individuale, ne baze te plotësimit te standardeve strikte te BE-së. Reformat ekonomike, politike, sociale e gjyqësore duhet te vazhdojnë, për to kërkohet dialog politik. Ju jeni vend potencial kandidat dhe keni mbështetjen tone për statusin, liberalizimin e vizave, por sigurisht pas plotësimit te kushteve qe përmban rezoluta e sapo votuar. Por si vend potencial kandidat Shqipëria dhe njësite vendore te saj për rrjedhoje, përfitojnë fonde nga BE-ja, dhe deri ne marrjen statusit vendi duhet te ketë përgatitur infrastrukturën për decentralizimin e këtyre fondeve nga qeveria" - është shprehur Goran Farm. Apeli i eurodeputeti, anëtar i delegacionit për çështjet e qeverisjes vendor u be ne prani te kryeministrit Berisha, gjate një aktiviteti te shoqatës se komunave, te cilët do te njiheshin me atë qe u cilësua ABC-ja e qeverisjes vendore sipas praktikave europiane. Kreu i qeverise u beri thirrje pushtetarëve vendore te angazhohen ne një sfide te re ndaj varfërisë, por paralelisht vëmendja te përqendrohet dhe tek mjedisi Kryeministri deklaroi para drejtuesve te komunave se do t'u jepen te gjithë kompetencat e duhura. Ai ripremtoi shpalosjen e një plani mikrokrediti ne mënyrë qe projektet te mos mbeten vetëm ne dore te buxheteve lokale apo grantit te kushtëzuar qe qeveria akordon për ta çdo vit nga buxheti i shtetit.