'> PS: Një vit pa transparence
Një vit nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Partia Socialiste vijon të kërkojë transparencën për procesin e 28 Qershorit, tek një mazhorancë, që sipas deputetit Namik Dokle, vazhdon ta mohojë dhe të mos e njohë. Duke iu referuar edhe rezolutës së Parlamentit Europian dhe deklaratave të komisionerit për zgjerimin Stefan Fule, Dokle tha se të gjithë kërkojnë konsensus për të zhbllokuar vendin nga kriza politike e tejzgjatur. Sipas Dokles, opozita ka qenë e gatshme për konsensus, që nëse vijon të refuzohet, do të krijojë një impakt negativ në perspektiven europiane të vendit. Ne vazhdimësi drejtuesit kryesore të partisë Socialiste kane bere te qarte se nuk do të heqin dorë nga transparenca përmes hapjes së kutive. Por mungesa e një zgjidhjeje për shkak te qëndrimit te mazhorances, mund te sjelle rikthimin e protestave.