'> Kolonjë, përdhunohet 9-vjeçarja
Një e mitur është përdhunuar mizorisht nga një person ende i paidentifikuar ne fshatin Kolonje te Lushnjes. 9-vjeçarja kishte dale për te blere buke mesditën e se dielës, kur është gënjyer nga një burrë, i cili ka dhënë asaj një shume prej 400 lekesh. Me pas autori qe mendohet te jete rreth 35 vjeç e ka dërguar vajzën pranë Ardenicës, ku e ka rrahur dhe përdhunuar. Fëmija është kthyer katër ore me vone ne shtëpi me shenja dhune ne te gjithë trupin. Vajza jeton ne fshat me gjyshërit, pasi prindërit i ka ne emigracion. Tashme ajo është nen kujdesin e mjekeve dhe psikologeve ne spitalin "Nënë Tereza". Deri tani janë shoqëruar ne komisariat disa banore te fshatit qe mendohet se kane dijeni për dhunuesin. Ndërsa pritet te merret ne pyetje edhe vete vajza ne praninë e një psikologu, për te hedhur me shume drite mbi ngjarjen e rende.