E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Cavushoglu: Identifikoni të zhdukurit

Identifikimi i personave te zhdukur ne luftën e Kosovës duhet te jete nder prioritetet e politikes ne Prishtine. Kështu është shprehur kryetari i asamblesë parlamentare te këshillit te Evropës, Mevlüt Çavusoglu, ne një interviste për situatën ne Ballkan për te përditshmen serbe "Veçernje Novosti". Duke vlerësuar situatën ne Kosovë, çavusoglu tha se ajo nuk është shume premtuese. "njerëzit janë te varfër, çështja e te zhdukurve mbetet ende e pazgjidhur dhe ajo qe ne rekomandojmë është dialogu politik ne funksion te zgjidhjeve te këtyre problemeve kyçe" mësohet te ketë thëne Çavusoglu për gazetën serbe. Duke folur për ekzistencën e ndonjë kërkese nga Prishtina zyrtare për anëtarësim ne këshillin e Evropës, Çavusoglu tha se nga Kosova nuk është bere asnjë kërkese e tille.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›