E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Opozita: Ekonomia "e kapur"

Ekonomia shqiptare nuk vuan nga monopolet, por nga kapja e shtetit. Pas ngritjes e këshillit ekonomik ne partine socialiste, opozita është ndalur ne sektorë konkrete, për te ilustruar bllokimin e tregut. Sipas deputetit Erion Braçe mungesa e konkurrencës ne sektorë kyc ka sjell një dem ne xhepat e qytetareve qe arrin deri ne 4 miliard euro. Sipas tij tregjet e monopolizuar qe orientohen nga njerëzit ne pushtetit, janë ai i energjisë, hidrokarbureve apo tregu i telekomunikacioneve. Janë pikërisht këta sektorë, ku qytetaret shqiptare penalizohen me çmime te larta te shërbimit. Opozita prej kohesh akuzon qeverinë për keqmenaxhimim te financave publike por edhe te ekonomisë ne tërësi. Ne kundërpërgjigje deputeti demokrat Florion Mima, njëherësh anëtar i këshillit bashkiak te kryeqytetit, ka akuzuar pushtetin vendor te tiranes, për abuzim me taksat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›