'> Arrestohen aktivistet e "Vetëvendosje-s"
Aktivistet e lëvizjes "Vetëvendosja" janë konfrontuar serish me policinë, gjate një proteste te zhvilluar ne Gjilan, kundër ndarjes se komunës mbi baza etnike. Te paktën 14 prej tyre kane përfunduar ne pranga, ndërsa vete lëvizja njofton se policia ka përdorur dhune gjate arrestimeve. Sipas "Vetëvendosje-s", edhe pse protesta ka qene paqësore dhe e lajmëruar me pare, forcat e rendit kane ndërhyrë dhunshëm për te arrestuar aktivistet. Gjithçka u be për te kundërshtuar ndarjen e Gjilanit ne dy komuna, ne baze te planit Ahtisari.