'> Nis Samiti i Dubrovnikut
Ne Dubrovnik te Kroacisë, zhvillohet sot dhe nesër samiti me teme "Evropa Juglindore, përballja me sfidat globale", me praninë e disa udhëheqësve te Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm. Ne samitin e organizuar nga kryeministrja kroate Kosor, merr pjese edhe shefi i qeverise italiane Berluskoni, ai francez Fijon, ndërsa mungojnë përfaqësuesit serbe, pikërisht për shkak te pranisë se Hashim Thaçit. Ne takim merr pjese edhe një delegacion shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Berisha, si edhe përfaqësues te Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.