E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Hetim privat për zhdukjen e Bleonës

Familja e Bleona Matës ka nisur hetimet ne rruge private, tashme 2 muaj pas zhdukjes se vajzës. Angazhimi i prokuroreve te krimeve te renda as kontrollet e dy policive shqiptare dhe kosovare nuk kane sjelle asgjë te re mbi fatin e vajzës 6 vjeçare nga Zapodi i Kukësit. Dyshimet me te mëdha, prindërit i kane për vajzat e fshatit qe ndodheshin ne kullote me bijën e tyre. Bleona Mata u zhduk pa lënë gjurme me 22 maj nga kullota e fshatit. Pas ngjarjes u shoqëruan mbi 40 persona përfshirë edhe hallën e vajzës si dhe te afërm te tjerë. Por pas marrjes ne pyetje te gjithë te dyshuarit u liruan, pasi nuk kishte prova te mjaftueshme qe te vërtetonin implikimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›