'> Shpërblim për grabitësit e malazezeve

Edhe dy dite pas ngjarjes, grabitësit e tre malazezeve ne superstradën Lezhe-Shkodër nuk janë identifikuar nga policia. Ne komisariat janë shoqëruar dhjetëra banore te zonës se Kallmetit, por pas marrjes ne pyetje janë lënë te lire, për mungese te provave. Policia e Lezhës ka vene ne dispozicion një shume prej 500 mije lekesh për këdo qe jep informacion lidhur me grabitësit, te cilët i morën 20 mije dollarë dhe pasaportat amerikane tre shtetasve te huaj.