'> Media proteste ne Itali
Në Itali sot është shpallur "Ditë e qetësisë", aksion proteste i medieve ndaj projektligjit qeveritar, që kufizon lirinë e shtypit. Nuk do të dalin gazeta të mëdha, ndërsa nuk do te ketë as programe televizive apo radiofonike. Federata kombëtare e shtypit italian shpalli grevë të përgjithshme të gazetarëve në shenjë proteste kundër projektligjit, i cili parashikon kufizime të të drejtave për të shpërngulurit qe të dëgjojnë biseda telefonike, dhe dënime të rënda, duke përfshirë edhe burg, për gazetarë dhe botues, të cilët do të publikojnë pjesë të bisedave telefonike ose video dhe audio incizime, të kryera gjatë hetimeve gjyqësore. Votimi i projektligjit në Parlament është parashikuar për ne 29 korrik. Por nuk përjashtohet që dokumenti të mos aprovohet deri në fillim të pushimeve verore të Parlamentit. Të punësuarit në transportin publik e kane mbështetur protestën e gazetarëve. Kështu qe sot në qytetet e mëdha të Italisë nuk do të punojë transporti publik, duke përfshirë edhe metronë.