E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> "Si u shmang Mjekësi për Gërdecin"

Demontimi i municioneve të Gërdecit mund të ishte bërë në një uzinë të specializuar siç është ajo e Mjekësit në Elbasan. Stavri Çipa, kryeinxhinier ne Mjekës, ka deklaruar në procesin e "Gërdecit" se kërkesa e tij për të vënë në dispozicion uzinën është hedhur poshtë me argumentin se demontimi në Gërdec kushtonte më lirë. Këtë shqetësim, sipas dëshmitarit, e ka ngritur ne mbledhjen shkurtit te vitit 2008 ne shtabin e përgjithshëm. Çipa i ka kërkuar përfaqësuesve të shtabit të përgjithshëm qe uzina e Mjekësit te përdorej për fishekët qe dërguan ne Gërdec. Por sipas tij, përgjigja qe ka marre nga Luan Hoxha dhe Zija Bahja ka qene se fabrika e Gërdecit realizon demontim me çmontim me kosto me te ulet se procesi i Mjekësit, qe realizohej me djegie. Dëshmia e Stavri Çipes: Ne 28 shkurt te vitit 2008, në shtabin e përgjithshëm u zhvillua një mbledhje ku përcaktohej ndarja e municioneve për demontim. Uzinës së mjekësit i ishte përcaktuar për të demontuar 1000 tonë mina antitank, ndërsa nuk na ishte përcaktuar demontim i fishekëve. Unë protestova, duke kërkuar qe edhe mjekësit t'i jepeshin fishekë për demontim. Mu tha qe procesi i demontimit në mjekës ishte me kosto, ishte një linjë në gërdec që aplikonte metodën e çmontimit të fishekëve e cila ishte më lire së metoda me djegie. Ne këtë seance ka replikuar edhe ish-drejtori i MEICO-s Ylli Pinari sipas te cilit ne procesin e djegies kishte humbje te materialeve. Ne mbrojtje te kësaj ideje, Pinari ka deklaruar se i kishte mbërritur dhe një email nga Patrik Henri ne te cilin shkruhej se ne fabrikën e Mjekësit, digjen materiale te cilat ai ishte i gatshëm ti blinte, siç ishte tunxhi. Ne gjykate u paraqit edhe ish-sekretarja e Mediut, Flutura Qamolli, e cila nuk ka dhënë shume detaje ne lidhje me takimet e ish-ministrit te Mbrojtjes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›