'> Përkujtimorja e Srebrenicës
Mijëra myslimane boshnjake do te marshojnë për tre ditët e ardhshme ne nderim te viktimave te masakrës se Srebrenicës 15 vjet me pare. Ata do te jene ne mbështetje te te mbijetuarve, qe i ikën vrasjeve masive nga serbet ne 11 korrik 1995. Një i mbijetuar u shpreh se ndihej i obliguar për te respektuar te ekzekutuarit nga ushtria serbo-boshnjake. Marshuesit do te bashkohen ne Srebrenice te dielën për te marre pjese ne shërbimin memorial, për te kujtuar 8000 myslimanet e vrare. Edhe tani, 15 vjet pas masakrës, nuk janë identifikuar te gjitha viktimat, pasi 3600 prej tyre janë varrosur. Hatixha Mehmedovizh ka shpresuar për 15 vjet te gjeje eshtrat e familjareve. "Korriku është muaji me i keq. Këto dite janë me te vështirat. Kur fillon funerali, trupat sillen ne Potocari, por fëmijët e mi mungojnë," thotë ajo. Srebrenica pretendohej te ishte një zone e sigurt e OKB-se, por me ardhjen e trupave te Ratko Mlladic, ushtaret holandeze nuk i mbrojtën dot myslimanet qe jetonin aty. Për këtë u realizua edhe një nga masakrat me te renda pas luftës se Dyte Botërore.