E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Futbolli shqiptar nuk mund të jetë çiflig i Klanit të Zemunit

Kryeministri Berisha deklaroi sot se po zbatohen me rigorozitet ligjet e vendit dhe po shqyrtohen të gjitha pasojat e mafies në Federatën Shqiptare të Futbollit.
"Kjo qeveri qëndron plotësisht në mbështetje të sportit, por sportin i cili zhvillohet sipas rregullave dhe ligjeve transparente jo atë të shitjes së ndeshjeve dhe të tradhtisë së hapur ndaj mijëra e mijëra fansave dhe tifozëve. Kjo është e patolerueshme", u shpreh Kryeministri Berisha.
Më tej Kryeministri theksoi se do të bëhet cdo gjë transparente para qytetarëve shqiptarë duke nënvizuar se Duka e shndërroi Federatën e Futbollit në cifligun e Klanit të Zemunit.
"Ne do ta bëjmë cdo gjë transparente para qytetarëve shqiptarë por situata është që Duka e shndërroi federatën në cifligun e klanit të zenunit. Do përfundojnë të gjitha inspektimet, kontrollet me ligj dhe do bëhen publike për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët. Kjo është e vërteta, por natyrisht gjthcka do bazohet mbi fakte konkrete. Ato që kanë ndodhur më parë me disa ndeshje të kombëtares nuk mund të përsëriten më, po e përsëris nuk mund të përsëriten më. Nuk mund të jetë futbolli shqiptar ciflig i Klanit të Zemunit", nënvizoi më tej Kryeministri Berisha.
Kryeministri theksoi se Shqipëria do të luajë dhe do të shkëlqejë, por ata që kanë shitur ndeshjet dhe janë marrë me afera mafioze duke shfrytëzuar futbollin shqiptar nuk do të lejohen që të pengojnë Shqipërinë.
Marre nga faqja zyrtare e Kryeministrise
km.gov.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›