Cana: “Morrëm një leksion të mirë”

E mundur 2-0 nga Zenit Saint-Pétersbourg, Marseja u eliminua nga vazhdimi i mëtejshëm nga Kupa UEFA. Kapiteni i ekipit francez, shqiptari Lorik Cana duke folur për mediat franceze tha se ai dhe shokët e tij të ekipit kishin dështuar në të gjtihë sektorët e lojës përballë rusëve.
"U dominuam nga kundërshtarët tanë, në përqendirmin dhe në shpejtesinë e lojës. Nuk iu përgjigjëm shpejt probleme të shkaktuara. Fatkeqësisht nuk patëm asnjë rast. Morrëm një mësim të mirë", - citohet Cana nga faqja sportive franceze, maxifoot.com.
Marseja fillimisht u eliminua nga Liga e Kampioneve në fazën e grupeve, ku në grupin e saj bënte pjesë Liverpuli, Porto dhe Beshiktashi. Në Kupën UEFA skuadra franceze eliminoi rusët e CSKA Moskë.