Kapllani, 90 minuta pa gol

Edmond Kapllani luajti 90 minuta të plota në humbjen 1-0 në shtëpi të Karlsruhes me Eintrahtin e Frankfurtit, ku luan shqiptari tjetër, Faton Toski. Golin e vetëm të takimit e realizoi Mikael Hink (25').
Sulmuesi australian Xhoshua Kenedi ishte i dëmtuar dhe trajneri Beker i besoi shqiptarit nga minuta e parë. Por nëse futbollisti i kombëtares (së pezulluar) shqiptare nuk po arrin të gjejë ende golin e parë në Bundesligë, Faton Toski edhe pse hyri si zëvëndësues në minutën e 74-t, e krijoi një rast të artë në minutat e fundit, pavarësisht se ai nuk arriti të shënojë. Me këtë humbje, Karlsruhe zbriti në vendin e tetë.