E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Gërdec, ndërpriten të gjitha aktivitetet e futbollit

Njoftim Urgjent i FSHF
Aksidenti në Gërdec, ndërpriten të gjitha aktivitetet e futbollit
Federata Shqiptare e Futbollit, ashtu si i gjithë opinioni publik shqiptar, po ndjekin me hidhërim dhe dhimbje të thellë zhvillimin ngjarjeve në Gërdec, ku pas një shpërthimi të një depoje municioni, ka patur shumë të lënduar dhe viktima.
Duke u njoftuar për ngjarjen, menjëherë, Federata Shqiptare e Futbollit, Presidenti i FSHF-së dhe Komiteti Ekzekutiv shprehin solidaritetin e tyre të thellë dhe dhimbjen për ngjarjen e ndodhur.
Duke parë këtë situatë emergjente, ato vendosën:
a- Të ndërpresin zhvillimin e të gjitha ndeshjeve e kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore.
b- Gjitahshtu nuk do të zhvillohen edhe ndeshjet e rradhës, të kampionateve të Kategorisë së Parë, të Dytë, kampionatet kombëtare U-17 e U-19 dhe kampionati i futbollit amator, të parashikuara për t'u luajtur, të shtunën dhe të dielën.
c- Të ngarkojë sektorin e garave, me përcaktimin e datave kur do të zhvillohen këto ndeshje, të cilat konsiderohen të prapambetura.

Edhe njëherë tjetër FSHF, shpreh dhimbjen e saj të thellë dhe i lutet Zotit, që t'jua lehtësojë dhimbjen të lëndurave në aksidentin e rëndë të Gërdecit.

Federata Shqiptare e Futbollit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›