E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështje angleze, Çelsi më i kënaquri

Arsenali do të përballet me Liverpulin në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve pas shortit të hedhur në Nion, Zvicër.
Cështje angleze
Arsenali, që eliminoi kampionin në fuqi të Europës, Milanin, në raundin e parë me nokaut dhe arriti në finalen e vitit 2006 të Ligëss së Kampioneve, ka provuar një eksperiencë të githën angleze në sezonin 2003-2004, kur humbi me Celsin. Liverpuli, kundërshtari i radhës së "Topcinjve", i mundur vitin e kaluar nga Milani në finale, ka luajtur 6 herë në kompetecionin e Ligës së Kampioneve gjatë tri vitet e fundit. Roma, që eliminoi Realin e Madridit në raundin e kaluat, do të përballet sërish në cerekfinale me Mancester Junaitid, kampion i Europës në vitin 1968 dhe 1999. Herën e fundit që dy ekipet u përballën sërish në cerekfinale, Mancesteri fitoi me rezultat të përgjithshëm 8-3, ku e paharrueshme mbetet fitorja 7-1 e "Djajve të kuq" në "Old Traford".

Debutimi i Shalkes
Shalke 04, që eliminoi Porto nga gjuajtjet e penalltive dhe që merr pjesë për herë të parë midis tetë më të mirave, do të përballeët me Barcelonën, fituese e Ligës së Kampioneve në vitet 1992 dhe 2006. Celsi, gjysmfinaliste në tre nga katër fushatat e fundit, do të vizitojë Fenerbahcenm, që merr pjesë për trë të parë në cerekfinale, pas mposhtjes me penallti të Seviljes.
Rruga drejt finales
Përvec hedhjes së shortit të cerekefinaleve në "House of European Football" u përcaktua edhe rruga që do të ndjekin tetë ekipet drejt finales. Tashmë skuadrat fituese të katër cifteve i dinë kundërshtarët me të cilën do të përballen në gjysmëfinale, takimet e të cilave do të luhen, më 22/23 dhe 29/30 prill 2008. Nëse Celsi do të kualifikohet do të ndeshjet me fituesin e ciftit Arsenal-Liverpul, në një tjetër betejë të tërë angleze, ndërkohë që Shalke ose Barcelona do të pëballen me fituesen e ciftit Roma-Mancester.
Finalja e Moskës
Finalja do të zhvillohet në stadiumin "Luzhniki", në Moskë, më 21 maj (ora 20:45).
CEREKFINALET
1.Arsenal- Liverpul
2.Roma- Mancester Junaitid
3.Shalke 04- Barcelona
4.Fenerbahce-Celsi
NDESHJET E PARA:
1-2 prill 2008
Ndeshjet e kthimit
8-9 prill 2008
LIGA E KAMPIONEVE
SKUADRAT

LIVERPULI
Shteti: Angli
Fitues: 5 herë
1977, 1978, 1981,
1984, 2005
Ylli i skuadrës:
Stiven Xherard
Ndeshje në Europë
Total : 264
F:149, B:57, H:58

MANCESTER JUNAITID
Shteti: Angli
Fitues: 2 herë
1968, 1999
Ylli i skuadrës:
Kristiano Ronaldo
Ndeshje në Europë
Total : 244
F:129, B:63 H:52

BARCELONA
Shteti: Spanjë
Fitues: 2 herë
1992, 2006
Ylli i skuadrës:
Lionel Mesi
Ndeshje në Europë
Total : 352
F:194, B:79, H:79

CELSI
Shteti: Angli
Fitues: Asnjëherë
Ylli i skuadrës:
Didier Drogba
Ndeshje në Europë
Total : 118
F:64, B:31, H:23

ROMA
Shteti: Itali
Fitues: Asnjëherë
Ylli i skuadrës:
Francesko Toti
Ndeshje në Europë
Total : 180
F:85, B:41, H:54

ARSENALI
Shteti: Angli
Fitues: Asnjëherë
Ylli i skuadrës:
Sesk Fabregas
Ndeshje në Europë
Total :165
F:80, B:44, H:41

SHALKE 04
Shteti: Gjermani
Fitues: Asnjëherë
Ylli i skuadrës:
Herbert Nojer
Ndeshje në Europë
Total : 113
F:60, B:24, H:29

FENERBAHCE
Shteti: Turqi
Fitues: Asnjëherë
Ylli i skuadrës:
Roberto Karlos
Ndeshje në Europë
Total : 140
F:46, B:22 H:72

Slomka: "Barcelona, e mbushur me superyje"

Trajneri i Shalke 04, Mirko Slomka, skuadra e të cilit do të përballet me Barcelonën në cerekfinale, e konsideroi si "një super short për klubin dhe ekipin". Shalke do të bëjë debutimin për herë të parë në erën moderne të Ligës së Kampioneve, pasi më parë ka arritur në cerekfinale në Kupën e Kampioneve të Europës në sezonin 1958-1959, kur u eliminua nga një tjetër ekip spanjoll, Atletiko e Madridit. Shalke 04 do të përballet me Barcelonën, fituese e Ligës së Kampioneve në vitet 1992 dhe 2006.
Superyje
"Barcelona është një super short për klubin dhe për skuadrën", - tha trajneri, skuadra e të cilit do të presë në shtëpi Barcelonën, më 1 prill, përpara se të luajë ndeshjen e kthimit në "Kamp Nou", tetë ditë më pas. "Natyrisht, është një ndeshje e shkëlqyer për fansat tanë, pasi cdo futbollist i Barcelonës është në superyll. Por me tifozët pas nesh, ne jemi në gjendje të luajmë një ndeshje shumë të mirë dhe të marrim një rezultat të mirë përpara ndeshjes së kthimit në Barcelonë". Shalke ka luajtur 14 herë kundër ekipeve spanjolle, duke fituar pesë, barazuar katër dhe humbur pesë. Barcelona është ndeshur 43 herë kundër ekipeve gjermane duke arritur 23 fitore, nëntë barazime dhe njëmbëdhjetë humbje. Drejtori sportiv i Barcelonës, Aitor "Txiki" Beguirishtajn, mendon se skuadra e tij nuk duhet të ndikohet nga statistikat. "Ne duhet të jemi të kujdesshëm nga qëndrimi i lojtarëve në këtë cift", - tha ai. "Sidoqoftë, Shalke ishte një nga ato skuadra që ne do të dëshironim të ndesheshim në këtë fazë, por e rëndësishme për ne është që do të luajmë ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe kjo është realisht pozitive për ne. Ne duhet të jemi seriozë pasi vetëm ekipet e mëdha arrijnë në cerekfinale".

Pizaro: "Koha për hakmarrje"

Mesfushori i Romës, Devid Pizarro, tha se skuadra e tij është e gatshme për "hakmarrje" për atë humbje poshtëruese 7-1 nga Mancester Junaitid, kur të dyja skuadrat u takuan në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar.
Hakmarrje
"Ne ishim ndoshta të destinuar të takonim sërish Mancester Junatid dhe jemi gati të hakmerremi", - tha 28-vjecari. "Shumë nga ne e parashikonim këtë. Junaitid është duke luajtur realisht mirë, por dhe ne kemi qenë të qëndrueshëm dhe kemi bërë një sezon të mirë". Dy skuadrat janë takuar edhe në fazën e grupeve. Mancester fitoi 1-0 në "Old Traford" dhe barazoi 1-1 në "Olimpiko".
Cift i vështirë
Pas eliminimit të Realit të Madridit në raundin e parë me nokaut, braziliani është i bindur se Roma nuk do të vuajë të njëjtin fat. "Do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë. Ndeshja jonë e fundit në ‘Old Traford' ishte shumë e keqe, por tani jemi të ndryshëm, kemi më shumë eksperiencë. Unë dëgjova se pesë apo gjashtë lojtarë të skuadrës sonë në të vërtetë dëshironin të përballeshin me Mancesterin për t'u hakmarrë. Ne duhet të bëjmë dy ndeshje të mëdha dhe të arrijmë në gjysmëfinale. Ne fituam në Madrid dhe kjo na jep më shumë besim. Ne e dimë se mund të mundim këdo".
Short intrigues
Kur në short ishin katër skuadra angleze, trajneri i Mancester Junaitid, Sër Aleks Ferguson, mbeti i befasuar duke parë që të ciftohej me Romën sërish. "Është e pabesueshme", - tha Sër Aleks për manutd.de. "Unë kisha një parandjenjë të fuqishme se do të përballesha me një ekip anglez. Është argëtuese të mendosh se do të përballemi me Romën gjashtë herë brenda një viti. Është një cift shumë intrigues pasi ne dimë shumë për Romën, por dhe ata dinë shumë për ne. Unë kam parandjenjën se do të jetë një cift i madh europian", - shtoi ai. Ndeshja e parë do të luhet të martën, më 1 prill, në Romë, ndërsa ajo e kthimit në "Old Traford" tetë ditë më pas.

Boral: "Celsi? Nuk kemi frikë"

Fenerbahce i befasoi të gjithë me arritjen në cerekfinale të Ligës së Kampioneve, por futbollisti i skuadrës turke, Ugyr Boral, tha se ndihej optimist edhe pse përballë do të ketë Celsin.
"Nuk do të dështojmë"- Kampionia e Turqisë dhe klubi londinez nuk janë takuar kurrë në një kompeticion europian, edhe pse të dyja skuadrat kanë lojtarë që kanë luajtur me të dy ekipet: Nikolas Anelka dhe Mateja Kezhman kanë veshur fanellat si të Fenerbahces ashtu dhe të Celsit. 25-vjecari Ugyr Boral tha: "Përpara shortit të Nionit, unë kisha një parandjenjë se ne do të luanim kundër Celsit. Unë mendoj se ekipet e tjera angleze janë më të forta se Celsi. Ne do të bëjmë më të mirën tonë për të mundur Celsin dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale. Ne jemi të talentuar, të fuqishëm dhe fit, kështu që nuk ka asnjë arsye të dështojmë".
"Jo e lehtë"- Celsi fitoi bindshëm në udhëtimin e tij të fundit në Turqi, kur mposhti 5-0 Gallatasarajin në vitin 1999, por menaxheri Avram Grant tregohet i kujdesshëm: "Asnjë ndeshje në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve nuk është e lehtë. Ky ekip luajti shumë mirë në fazën e grupeve, mundi Interin. Ata mundën të gjitha ekipet në shtëpi dhe luajtën shumë mirë në ndeshjen jashtë kundër Seviljes, atje ku Arsenali kishte humbur. Ne nuk kemi arritur kurrë finalen e Ligës së Kampioneve, por qëllimi ynë është i qartë: ta bëjmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur".
Kupa UEFA
Cerekfinalet
Bajer Leverkuzen-Zenit
Rejnxhërs-Sporting
Fiorentina- PSV Eindhoven
Bajern-Getafe

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›