'> PS: Ku i gjeti paratë Prifti
Për te dytën dite radhazi, socialistet i kërkojnë ministrit te Ekonomisë, Dritan Prifti, por edhe drejtësisë, te zbardhe burimet e shtimit te pasurisë se tij gjate vitit te fundit. Deputeti Ervin Koçi deklaroi se shtimi i pasurisë se Priftit me 1.8 milion euro, mund te ketë ardhur vetëm nga vjedhja e parave te burimeve ujore ne vend, çka u pasua me përmbytjet ne Shkodër. Sipas selisë roze, është e pajustifikuar qe një ministër te shtoje ne mënyrë marramendëse pasurinë, kur vendi është zhytur ne krize te thelle ekonomike.