'> "Blic": Clinton po mbështet Kosovën
Ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka njoftuar se do te japë vendimin rreth ligjshmërisë se pavarësisë se Kosovës me 22 korrik, gazeta serbe "Blic", sulmon sekretaren e shtetit, e cila, sipas saj, ka lobuar pro njohjes se Kosovës si shtet. Sipas "Blic", qëndrimi i amerikaneve është qartësisht kundër Serbisë dhe kjo u pa edhe ne kundërshtimin qe iu be rezolutës serbe ne OKB. "Ne vendet te cilat nuk e kane njohur Kosovën, shqiptaret shkojnë me ane te zyrtareve te departamentit te shtetit, sepse ne mungese te marrëdhënieve diplomatike, vete nuk mund te caktojnë takime, ndaj Amerika bën rolin e ndërmjetësuesit për ta," shkruan gazeta "Blic". Një dite me pare edhe ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic, ne përgjigje te optimizmit te dukshëm ne Kosovë, u shpreh se pala kosovare do te marre një goditje nga Haga. Ne dhjetor te vitit 2009, ne një seri seancash dëgjimore, 31 shtete, përfshi këtu Kosovën dhe Serbinë, kane dhënë argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë. Haga nisi shqyrtimin e ligjshmërisë se pavarësisë se Kosovës me kërkese te Serbisë.