'> Rrëzohet avioni i nisur nga Tirana
Mediet kroate deklarojnë se një avion i nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit ne Tirane është aksidentuar gjate uljes ne aeroportin e Bracit ne Kroaci. Qendra e Splitit ka marre thirrjen e urgjencës rreth orës 16:56 minuta nga avioni "Cesna 550", qe njoftonte për vështirësi ne ulje ne aeroportin e ishullit te Bracit. Si pasoje e vështirësive ne ulje, avioni tip Charter ka dale nga pista, duke marre edhe flake. Për te shuar avionin ne flake, ne vendngjarje kane mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e ndihmës se shpejte, ndërsa avioni është djegur pjesërisht. Mediet kroate bëjnë me dije se avioni ishte ne pronësi te Princ Aviation dhe behet fjale për një biznes te klasit te mesëm. Gjithashtu theksohet se ne avion ndodheshin 3 anëtarë te ekuipazhit si dhe dy pasagjere, qe për fat te mire kane shpëtuar pa u lënduar. Ndërkaq njoftohet se është ngritur grupi hetimor për te sqaruar rrethanat e këtij aksidenti te avionit qe do te përshkonte linjën tirane-brac. Ndërsa nga aeroporti i Rinasit nuk ka ende asnjë konfirmim për ngjarjen.