E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Shpartallohet Tirana ne Holande

Tirana është shkërmoqur brenda 30 minutave ne takimin e pare ne Holande ndaj Utrehttit duke prere shpresat për një prezantim dinjitoz ne turin e dyte te UEFA Evropa League. Ne stadiumin "Galgenvard" bardheblute u munden me rezultatin e thelle 4-0 nga vendasit e Utreht duke e kthyer ndeshjen e kthimit ne një formalitet. Holandezet zhbllokuan rezultatin qe ne minutën e 8 te takimit kur Van Volsfinkel kaloi skuadrën e tij ne avantazh kjo edhe për faj te blerjes se re te Tiranes këtë sezon portierit Ilion Lika. Me pasime te sakta dhe presion te vazhdueshëm drejt portës kundërshtare skuadra e Utreht arriti te gjeje për here te dyte rrjetën ne minutën e 27, këtë radhe te ndihmuar nga një autogol i Osmanit. Golat e pësuar ja ulen mjaft moralin skuadrës se Starovës, e cila 3 minuta me vone u detyrua ta nxjerre për here te trete topin nga rrjeta. Edhe ne pjesën e dyte ne fushe ka vetëm një simfoni, ajo holandeze përballë një çoroditje totale te bardhebluve. Ne minutën e 75 Martens konkretizon ne gol rastet e shumta te vendasve përpara portës se Likes. Sikur mos mjaftonte golaeda e Utreht, 5 minuta nga përfundimi bardheblute ngelen me 10 lojtare, pas daljes me te kuqe te Ilion Likes për një ndërhyrje te gabuar ndaj kundërshtarit. Këtë takim te apasionuarit e futbollit patën mundësi ta ndiqnin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne paketën Tring.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›