'> Vendoret inspektojnë rrugën e kombit

40 kryetare komunash e bashkish nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia, janë takuar ne Kukës për te pare nga afër autostradën e re, por edhe për te diskutuar mundësitë e krijuara për bashkëpunimin dhe zhvillimin e turizmit. Drejtuesit vendore shqiptare te tre shteteve ballkanike janë ndalur edhe ne tunelin e Kalimashit dhe sallën operative qe kontrollon te gjitha lëvizjet. Tuneli është rivënë ne funksionim pak dite para nisjes se sezonit turistik, pasi qe nga muaji dhjetor ai u mbyll për shkak te shembjeve te vazhdueshme. Përgjatë rrugës Durrës-Kukës udhëtojnë çdo dite rreth 20 mije persona.