'> Ekzekutohet biznesmeni ne Vlorë

Një 37-vjeçar është ekzekutuar pranë shtëpisë se tij, ne zonën e "Ujit te Ftohte", ne Vlorë. Viktima është Kaçandon Shehaj, i cili njihej si ndërtues. Sipas policisë, Shehaj, baba i dy fëmijëve, po mbyllte bagazhin e makinës kur është qëlluar me pistolete ne koke dhe trup. Biznesmeni ka vdekur ne vend, ndërsa autori është larguar me shpejtësi, i favorizuar edhe nga errësira. Ekspertet kane nisur hetimet për te zbuluar ekzekutorin dhe motivet.