E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Rama: Vendi ne krize, po manipulohen shifrat

Jo vetëm rishikimi i buxhetit qe qeveria vendosi ta beje ne gjysmën e vitit, por dhe mënyra se si po e rishikon po behet sipas një recete te gabuar, qe sipas kryetarit te opozitës Edi Rama dhe kreut te Këshillit Ekonomik Kombëtar Shkëlqim Cani, do te çoje ne një tjetër rishikim te detyruar brenda këtij viti. Shërim, sipas Rames nuk japin as 3.2 miliard eurot e kredive te buta për te cilat Berisha foli te mërkurën. Ndërkohë, opozita është e bindur se qeveria po manipulon me shifra. Sipas saj, nëse trinomi Qeveri- INSTAT -Banke e Shqipërisë do te ishte transparent, borxhi nuk do te ishte 61%, por mbi 100%. Rritja e rrogave dhe pensioneve do te ishte deri ne 20%, sipas Canit, nëse për shkak te keqqeverisjes ne gjysmën e dyte te 2009 e deri tani nuk do t'i ishte shkaktuar buxhetit te shtetit 25 miliard leke dem. Sipas kreut te opozitës, ndërsa shqiptaret po varfërohen përditë, përditë e me tepër po pasurohen pushtetarët dhe për ketë flet dhe privatizimi sipas tij jo transparent i pronave te ushtrisë. Këto privatizime Rama tha se do t'i anuloje ditën qe do te vije ne pushtet. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ne një konference për shtyp ka mbrojtur qëndrimin se këto privatizime janë krejtësisht transparente. Madje ka ftuar Bashkine e Tiranes te aplikoje për t'i marre këto prona ne përdorim nëse argumenton se i duhen qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›