'> Jeremiç: Qasja e Kosovës, s'varet nga Haga

Pavarësisht se cili do te jete qëndrimi i gjykatës ndërkombëtare te Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë se Kosovës, Serbia nuk do te ndryshoje qëndrim ndaj shpalljes se pavarësisë. Kështu është shprehur ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç për "Washington Times", ndërsa ka ritheksuar se pavarësia është shpallur ne mënyrë te njëanshme dhe ne kundërshtim me rezolutën 12 44. Me tej shefi i diplomacisë serbe thekson se ky qëndrim nuk është vetëm i qeverise, por ka një mbështetje te gjere edhe ne popull. Duke pare vrullin e njohjeve te Kosovës, i cili aktualisht ka arritur ne 69 shtete, Serbia i kërkoi Hagës qe te shqyrtoje legjitimitetin e pavarësisë. Sipas eksperteve, ky hap shihet si një taktike e Beogradit zyrtar për te vonuar njohjet e shtetit me te ri ne Ballkan.