E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Porti i Sarandës nuk përballon fluksin

1 mije turiste te nisur nga Malta për te vizituar Sarandën kane mbetur për afro një ore ne mes te detit, pasi porti nuk ofron kapacitetet e duhura për ankorimin e krocierave te mëdha. Kështu 600 vizitore kane dale me varka ne breg, ndërsa pjesa tjetër u zbarkua nga trageti "Kaliopi" i vene ne dispozicion nga kapitaneria. Pavarësisht kësaj, përshtypjet e turisteve te huaj ishin impresionuese për qytetin bregdetar qe e shkelnin për herë të parë. "Kjo është hera e pare qe vijmë këtu, duket shume bukur, edhe njerëzit shume mikpritës. Udhëtojmë shpesh, Kemi qene ne Itali, Greqi, Gjermani etj. Për Sarandën dhe qendrat arkeologjike kemi dëgjuar por sot do t'i shohim për here te pare nga afër," shprehet njeri prej turisteve. Turistet jo vetëm nga Malta por edhe Italia, Greqia e vende te tjera te Evropës kane udhëtuar me pas me autobusë drejt qendrave historike e arkeologjike te zonës. Sipas shoqërive turistike qe operojnë ne Sarandë numri i vizitoreve te huaj ka ardhur ne rritje, pavarësisht krizës ekonomike globale. Turistet preferojnë te shohin kryesisht nga afër parkun e Butrintit, Kalanë e Lëkurësit dhe Syrin e Kaltër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›