'> Sherr ne bashki për plazhet private
Menaxhimi dhe shfrytëzimi i brezit ranor ne plazhin e Durrësit ka shkaktuar përplasjen e radhës ne këshillin bashkiak te këtij qyteti. Te djathtët, qe përbejnë shumicën, kane votuar një projekt te hartuar nga deputeti demokrat, Eduard Halimi, sipas te cilit, anulohen te gjitha kontratat e bashkise me 97 njësi private qe kane vene çadra e shezllone përgjatë bregdetit te Durrësit. Me herët kreu i bashkise tha se është absurde qe ky projekt te miratohet ne kulmin e sezonit turistik. Pas debateve te ashpra dhe akuza mes palëve Dako ka braktisur sallën e këshillit bashkiak duke e cilësuar votimin te paligjshëm me pretendimin se ne baze te rregullores, projektvendimet mund te hartohen vetëm nga administrata e bashkise. Projekti i miratuar nga demokratet dhe aleatet e tyre te LSI pritet te kaloje për shqyrtim ne prefekture, e cila do te vendose nëse do te anulohen ose jo kontratat me njësite private te cilat kane paguar ne bashki nga 370 mije leke si qira për 200 metra katrore ne breg. Nga ana e tyre, edhe vete pushuesit kërkojnë me shume hapësira te lira dhe plazhe publike. Për këtë sezon bashkise se Durrësit i kane kërkuar hapësira ne plazh 120 subjekte por kane marre leje vetëm 97 prej tyre.